Telenews

“Harxhime të larta të ujit’, shkyqet nga operimi njësia B1, KEK thotë se furnizimi me rrymë është siguruar

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se sot, në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, të paraqitura rreth orës 10:00.

Pas vlerësimit teknik dhe për shkak të pamundësisë për të vazhduar operimin e sigurt, si rezultat i harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00, si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë, njofton KEK.

Në këtë situatë, KEK njofton se edhe pas ndaljes së njësisë B1, “furnizimi me energji elektrike është i siguruar, ndërsa operimi i sistemit vazhdon në mënyrë stabile me 4 njësi gjeneruese, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MËh, që mbulon 87.6% të kërkesës totale për konsum, e cila për ditën e nesërme nga KESCO është parashikuar 15,471 MWh”.

“Pjesa e mbetur e nevojave për energji elektrike është siguruar përmes: blerjes në bursën ALPEX, dhe shkëmbimit të energjisë me KESH Sh.A., bazuar në marrëveshjen ekzistuese të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 prill

Rrezarta Ramaj

Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thirrur në 3 të mëngjesit pas Banjskës

KushtrimGuraj