Telenews

Hasani: Shorti për nënkryetarët nuk mund të administrohet arbitrarisht nga kryetari i Kuvendit

hasani:-shorti-per-nenkryetaret-nuk-mund-te-administrohet-arbitrarisht-nga-kryetari-i-kuvendit

Hasani: Shorti për nënkryetarët nuk mund të administrohet arbitrarisht nga kryetari i Kuvendit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e quajti të kundërligjshme mënyrën se si u udhëhoq procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Hasani theksoi se hedhja në short është një mekanizëm i përcaktuar qartë nga Kushtetuta, por ajo aplikohet vetëm kur vetë komunitetet joshumicë nuk arrijnë të bien dakord për përfaqësuesin e tyre.

Sipas tij, kjo procedurë nuk ka të bëjë me komunitetin serb, por vetëm me komunitetet tjera jo-shumicë.

“Hedhja në short bëhet vetëm atëherë kur vetë komunitetet joshumicë nuk arrijnë marrëveshje mes veti për përfaqësuesin e tyre. Kjo procedurë vlen vetëm për komunitetet joshqiptare dhe jo-serbe. Administrimi i shortit nuk mund të bëhet nga kryetari i Kuvendit me vetëiniciativë dhe në mënyrë arbitrare, siç ndodhi sot.

Zoti Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet, as sipas Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas Rregullores së Kuvendit. Votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë. Rregullorja është akti i vetëm nënligjor që normohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe shërben si parametër matës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit TË Kosovës, nëse ato përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.” – deklaroi ai në një intervistë

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë

KushtrimGuraj

Zelensky thotë se puna me partnerët mbi garancitë e sigurisë ‘duhet të përshpejtohet’

KushtrimGuraj