Telenews

Haxhiu: Akuzat në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se akuzat në kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë.

Ajo thotë se synimet janë që të pengohet reforma duke i mbajtur shpresat në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu njoftoi se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, gjersa thekson se opozita po t’i kishte seriozisht shqetësimet rreth këtij ligji do të merrnin pjesë në punëtori.

“Po t’i kishin opozita seriozisht ‘shqetësimet’ e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion. Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK”, shkroi ajo.

Ajo theksoi se në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët, por jo edhe opozita.

“Akuzat e pabaza në kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë! Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi më tej ministrja.

source

Të ngajshme

Zinedine Zidane emërohet trajner i ri i Francës, nis një epokë e re për “Les Bleus”

Yllka Gashi

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Yllka Gashi

Evropa nën alarm nga zjarret, mijëra hektarë pyje përfshihen nga flakët

Yllka Gashi