Telenews

Haxhiu: Dihet emri i kryeministrit të ardhshëm, është Albin Kurti

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se emri i kryeministrit të ardhshëm dihet, duke shtuar se “Albin Kurti do të jetë kryeministër”.

Ajo para mediave tha të martën se qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, por shtoi se s’mund ta bëjnë partitë opozitare.

“Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti e qeveria e ardhshme së shpejti do të bëhet. Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, por nuk mendoj se mundet opozita ta bëjë si e vetme, prandaj, e o bëjmë ne qeverinë, o shkojmë në zgjedhje. Ne jemi të interesuar ta bëjmë qeverinë”, ka deklaruar Haxhiu.

Më 15 prill do të mbahet seanca e parë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës: 17 prill 2025

Erzana Fazliu

Kurti i bën jehonë rikthimit të “Defender Europe”, në vitin 2023 Kosova ishte përjashtuar si sanksion ndaj politikës së tij

KushtrimGuraj