Telenews

Haxhiu: Do të donim të kishim drejtësi për Astrit Deharin, por fatkeqësisht nuk kemi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka bërë homazhe te varri i të ndjerit.

Haxhiu tha se Dehari ishte një aktivist shembullor që dha gjithçka që Kosova të jetë vend i jetueshëm.

Ajo shtoi se fatkeqësisht nuk ka ende drejtësi për Deharin.

“Do të donim të kishim drejtësi për Astritit por fatkeqësisht nuk e kemi, këtu e mban përgjegjësinë prokuroria, sepse është përgjegjëse për hetimin e zbardhjes së rrethanave që kanë sjellë te vdekja e tij. Ishte marrë në paraburgim duke ia veshur një vepër që nuk e ka bërë, dhe nuk doli nga aty i gjallë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se si ministre e Drejtësisë, si aktiviste, si qytetare konsideron se prokuroria duhet të bëjë punën si duhet dhe të mos ketë vonesa.

Sipas saj, nëse ka neglizhenca me lëndën e Deharit, të ndërrohet prokurori i rastit.

“Ka një neglizhencë të theksuar nga ana e prokurorit special, ai nuk flet për rastin, nuk flet për veprimet që i ka ndërmarrë dhe thjesht e injoron çdo kërkesë që e ka familja apo edhe avokati mbrojtës. Thërras që në qoftë se ka neglizhencë të kësaj lënde të ndërrohet prokurori i rastit ose të formohet një ekip prokurorësh për zbardhjen sa më të shpejt të rastit”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që të zbardhen të gjitha rrethanat që dërguan në vrasjen e Deharit dhe përgjegjësit të ballafaqohen me ligjin.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta