Telenews

Haxhiu e konfirmon se do të ketë takim mes Kurtit e Limajt: Ka vullnet nga të dy palët për bashkëpunim

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV dhe NISMA e kanë bërë të qartë se kanë vullnet për bashkëpunim, megjithëse nuk ka asgjë konkrete.

Para seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të takohet me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ajo ka shtuar se nuk pret konstituim të Kuvendit as në seancën e 47-të, pasi që sipas saj, opozita s’ka ndryshuar.

“Kryetari jonë, kryeministri Albin Kurti do të ketë takim me kryetarin Limaj. E kemi bërë të qartë që kemi vullnet nga të dyja palët që të vazhdojmë bashkëpunimin, por që ende nuk ka asgjë konkrete”.

“Nuk besoj që do të ketë qëndrim as sot. I kemi përcjellë qëndrimet e opozitës, nuk është se ata kanë ndryshuar, dhe sot, kushdo që vjen në seancë, do të votojë sipas përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe sipas asaj që thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që do të ketë ndryshim të situatës, fatkeqësisht”, shtoi Haxhiu.

Të ngajshme

Prokuroria propozon dënim me burg për të miturin që dyshohet se vrau policin Muhamed Lika në Kaçanik

Valjeta Turkaj

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Valjeta Turkaj

Vera s’është veç për pushime TelenewsJobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj