Telenews

Haxhiu i reagon Kurtit pas debatit me Bërnabiqin, e quan “filozof të vonuar”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë një reagim pas “polemikës” së djeshme në Slloveni ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në një postim në Facebook, Haxhiu shkroi se një populli 94 për qind evropian, BE-ja i ka vendosur sanksione për shkak të “një filozofi të vonuar në histori”.

Sipas tij, tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm.

“Is it stupidity or ignorance?! Është budallaki apo injorancë?! Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!”, shkroi Haxhiu.

“Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian. Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni”, tha ligjvënësi opozitar.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj