Telenews

Haxhiu-Kurtit: Me Thaçin e Veselin e kemi ngreh zhag Gjuriqin, me ty në qeveri hyri çizmja e Serbisë

 

 

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit ka nisur disa kritika për qeverisjen e Albin Kurtit, teksa i ka kërkuar llogari pse i njëjti e ka lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ta shante në një takim në Bruksel.

Haxhiu së pari i nisi disa kritika se pse Kurti nuk ka treguar më herët se është sharë nga Vuçiqi në sy të ndërkombëtarëve, teksa i njëjti tha se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodh assesi ndaj ish-presidentit Thaçi gjatë kohës kur ishte përball Vuçiqit.

LEXO EDHE KETE

Vjen një paralajmërim i frikshëm nga Sylë Tahirsylaj

“Pse nuk ke tregu me kohë në Kuvend që të ka sharë Vuçiqi? Ti personalisht ke mujt me e duru të sharën e Vuçiqit, por ai nuk të ka sharë si Albin Kurt, por si kryeministër i Kosovës”, pyeti ai.

“Për herë të parë pas vitit 1999-tës, me Albin Kurtin në Qeveri çizmja e Serbisë ka shkelur në Kosovë. Kjo nuk është rastësi, sepse me Hashim Thaçin e Kadri Veselin nuk kanë guxu as me mendu e lëre më me mendu. Ka hyrë Gjuriqi një herë pa leje në Kosovë, po zhag e kena ngreh prej veriut deri në Prishtinë”, u shpreh ai./Telenews/

Të ngajshme

Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Erzana Fazliu

Mbi 19 mijë kosovarë, nesër votojnë nëpër përfaqësitë diplomatike

Valjeta Turkaj

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Erzana Fazliu