Telenews

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk ka filluar të implemtohet

Gazetari Baton Haxhiu, për takimin e nesërm në Beograd mes Kurtit dhe Vuçiqit, ka thënë se lexuesit e vëmendshëm të dokumenteve ta kenë parasysh se çfarë ka ndodh dhe çfarë do të ndodhë.

Haxhiu ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk ka filluar të implementohet.

“Nesër është takimi i parë, i cili e prek në tavolinë statutin ose propozimin për statut, por këtu përfundon e gjitha rreth statutit për Asociacionin”, ka thënë tutje Haxhiu “Debat Plus”.

Haxhiu është shprehur se statute mbetet pasha më e madh e diskutimit të takimit të nesërm, por sipas tij, brenda statutit gjëja e pare që do të preket është çështja e letërnjoftimeve, pastaj do të merret një vendim që ka të bëjë me targat, dhe më pas do të diskutohet për Kishën Ortodokse.

Gazetari Baton Haxhiu ka shtuar se Asociacioni nuk guxon të ndryshojë nga ajo që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në vitin 2015.

Sipas Haxhiut nesër nuk do të vendoset asgjë por vetëm do të diskutohet.

Të ngajshme

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Valjeta Turkaj

Limaj: Nisma garon në zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë

Valjeta Turkaj

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj