Telenews

Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një konferencë për media së bashku me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që sqaroi rrjedhën për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se aktgjykimi nuk ndalon votimin e fshehtë dhe ka kërkuar nga opozita që të reflektojë në këtë drejtim.

“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura“, ka deklaruar Haxhiu.

Deklarata e saj poashtu vjen pak para mbajtjes së senacës së 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të filloj nga ora 11:00.

Të ngajshme

Dalin pamjet e rënda kur nxënësja u godit për vdekje nga vetura në Pejë

Valjeta Turkaj

Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s

Valjeta Turkaj

Një turist i huaj mbytet ka humbur jetën në plazhin e Vlorës

Valjeta Turkaj