Telenews

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Kosovës, Anne-Lise Cattin Hennin.

Haxhiu i uroi ambasadores Cattin Hennin mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të forcohen edhe më tej.

“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës së Kosovës në Zvicër në afrimin e dy vendeve.

“Një vend të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e ka mërgata jonë atje, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve”, u shpreh U.D. Presidentja.

Haxhiu e siguroi Ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e saj të plotë në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Të ngajshme

Punimet në mbindërtimin e një objekti në Ferizaj vazhdojnë pavarësisht ndalimit nga inspektorati

Yllka Gashi

“Fadil Vokrri” do të bëhet gati për Kombëtaren, FC Prishtina do të zhvendoset në këtë stadium

Yllka Gashi

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë 45 ditë pa paga, Azemi: Nuk dalim nga greva pa u paguar të gjitha borxhet

Yllka Gashi