Telenews

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të votojnë ligjin për UÇK-në, raporton Ekonomia Online.

“Ky popull nuk do t’ua falë, nuk kanë me mujtë me u mshefë në këto institucione. Nuk do t’i lejojmë. Jemi këtu tash e sa ditë, kemi qëndru edhe dje këtu dhe do të qëndrojmë prapë derisa të votohet ligji për UÇK-në”, ka deklaruar Haziri.

Ai tha se deputetëve u kanë mbetur edhe tetë orë për të reflektuar.

“Kanë mbetur edhe 8 orë kohë, kanë kohë, kanë mundësi me reflektu. Nuk është vonë. Unë i ftoj të bashkohen e ta votojnë ligjin”, u shpreh Haziri.

Të ngajshme

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj

Anisa “pushton” Dubain, shfaqet mahnitëse në fustanin e zi

Rrezarta Ramaj