Telenews

Haziri kritikon Qeverinë për “raport mosbesimi” me ndërkombëtarët

Raporti i Qeverisë me ndërkombëtarët është raport mosbesimi ka thënë nënkryetari I LDK, Lutfi Haziri, e ky mosbesim “është bërë fakt” sipas tij.

Sipas tij, ndërkombëtarët më nuk po u besojnë qëndrimeve deklarative të udhëheqësve kosovarë dhe se nga ta po kërkojnë veprime konkrete.

Duke komentuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkesat e ShBA-ve, Gjermanisë e Francës që në këtë linjë të ketë hapa konkret drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Haziri ka theksuar hapi konkret është, draft-statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Republikës së Kosovës.

“Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva me 16 maj përkundër zotimit me letër të kryeministrit për herë të parë karshi faktorit ndërkombëtar. Një raport i punuar me kujdes dhe i mirë i Dora Bakoyannis që po del një mbështetëse e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane realisht por mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt. Nuk pranohen vetëm zotimet me letra pa veprimet konkrete dhe kjo nënkupton tani përmes dy telefonatave të fundit që vijnë nga Franca dhe Gjermania që janë dy shtete kryesore në BE lidhue me nevojën që qeveria e Kosovës të bëjë veprim konkret.

Ky veprim konkret është që draft-Statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Kosovës, mos të quhet më evropian, dhe kjo bëhet përmes vendimit në qeveri dhe hapi konkret është dërgimi i këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, ka thënë Haziri, në një intervistë në “Blic Interview”.

“Tani duan veprime konkrete, kjo është që duhet me ba veprimin, duhet me ba vendimin, duhet me e dërgu vendimin, po përsëritet 2017…… Ju kujtohet Ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Nuk ka qenë pjesë e kërkesave për liberalizimin e vizave. Raporti i Komisionerit për punë të Brendshme dhe Siguri në BE ka qenë që Kosova menjëherë brenda 2017 me marr liberalizimin e vizave dhe kërkesa për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ka ardhur si kërkesë e NATO-s dhe jo si kërkesë e Komisionit Evropian. Kërkesa e NATO-s ka qenë që Mali i Zi me e përfshi në një mekanizëm më të shpejtë për antarësim dhe e ka pas problemin e fundit të demarkimit të kufirit me Kosovën dhe kanë kërku që me e kry më shpejt. Ajo është bërë problem për shkak të kundërshtive në Kosovë, të Vetëvendosjes kryesisht dhe pastaj kjo u bë ‘gurë në qafë’ derisa nuk u miratu Ligji për demarkim”, ka shtuar Haziri.

Haziri ka kritikuar tre liderët kosovarë, (Osmanin, Konjufcën e Kurtin) se po administrojnë me Kosovën dhe ka ritheksuar se këtyre më nuk po u besojnë ndërkombëtarët.

“Raporti i qeverisë tani me ndërkombëtarët është raport mosbesimi, i kushtëzuar dhe kërkohen veprime. Nuk besohet më në qëndrime politike, deklarative që themi ne, nuk besohet më në zotime me shkrim, bardh e zi, nënshkruajnë tri autoritetet kryesore, ‘Trojka e Kosovës; që e kanë shumicën parlamentare që udhëheqin me Kosovën, që nuk po qeverisin fatkeqësisht por po administrojnë, por ky është problem i brendshëm”, ka shtuar Haziri.

Më tej nënkryetari i LDK-së ka komentuar edhe një opsion tjetër që mund ta ketë Qeveria për Asociacionin, nëse themelimi i tij do të jetë kusht kategorik për anëtarësim në KiE.

“Çfarë po mendoj me opsionin e mesëm që qeveria ka dalë. Pas vizitës në Bundestagun gjerman, kryeministri për shkak të kufizimeve politike, lidhjet edhe takimet janë adaptu në nivel të partisë, të mekanizmave të internacionales socialiste dhe komunikimeve partiake, doli ideja që komunat me shumicë serbe në Kosovë vetë ta ndërtojnë një partneritet dhe formën e partneritetit, nivelin e bashkëpunimit, nivelin e koordinimit ndërkomunal ta rregullojnë në një Asociacion të tyre si ideator, dhe jo një palë e tretë. Kjo është ideja që doli nga ai takim, si duket është e kryeminsitrit. Kryeministri e pasoi me veprim konkret, erdhi në Kosovë i takoi tre nënkryetarët e komunave në veri që janë nga komuniteti serb dhe e plasoi idenë para tyre. Si duket kjo është një tendencë me manipulu këtë opsion në mënyrë që me u thirr pozicionet dogmate në një Konventë Evropiane që është shtylla kryesore e përgjegjësisë së Këshillit të Evropës. Ata do të kenë një rol në një situatë të re, jo vetëm si anëtarë i Këshillit të Evropës, por ata janë themelues të pushtetit lokal në Kosovës të pasluftës. Këshilli i Evropës ka qenë themeluese e këtyre komunave që ne i kemi sot”, ka thënë Haziri.

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjenden substanca narkotike

Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

Parashikimi i Haradinajt për zgjedhjet, prognozë interesante e tij për opozitën

Donat Hashani