Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se është e drejtë e komunës që të jep tokën në shfrytëzim për një festival siç është “Sunny Hill”.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se është detyrë e komunës që ta mbroj festivalin dhe ta mbajë atë në vendlindje.
“Është e drejtë e Komunës me dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival siç është Sunny Hill. Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hill-in, me e mbajtë në vendlindje”, shkroi Haziri.
Për ta kthyer festivalin në Prishtinë, Haziri fton kryetarin e kësaj komune që të nis iniciativat si dhe i ofron mbështetje.
“Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës”.
Mosmbajtjen e festivalit në Prishtinë, Haziri e quan ‘mëkat’.
Sipas tij festivali “Sunny Hill” është vlerë me përmasa ndërkombëtare.

