Telenews

Haziri për Kurtin: E ka pranuar dhe do ta implementojë Asociacionin, po e krijon pushtetin e tretë

 

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, “e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë” Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Hazirit, Kurti po e krijon pushtetin e tretë në Kosovë.

“Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, duhet me e zbërthye drejt dhe qartë. Serbët e Kosovës në parim e diskriminimit pozitiv kanë të drejta shtesë, në nivel të Kushtetues. S’ka kush ma shumë më iu jep. Në nivel të pushtetit lokal. Po krijohet pushteti i tretë. Ma së paku është 08 që po kritikohet e ma së shumti është ky dokument që Kurtit e ka pranu. Dhe që është tu e finalizu, ka me legalizu ka me legjitimu politikisht dhe në fund ka më impelmentu si Qeveri. Po e krijon pushtetin e tretë në Kosovë, që ka me pasë fuqi politike, të kontrollit në territor, në prona, në njerëz. Nuk ka më marrë vetëm detyra ekzekutive.

Fundja dy sisteme arsimi dhe shëndetësia, si rrjete kanë me u organizu në mënyrë të veçantë me zyre në Beograd, me financim nga Serbia”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.

Të ngajshme

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për zjarrvënie

Donat Hashani

Presidentja për bllokadën institucionale: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Donat Hashani