Telenews

Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria ka lënë gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pushteti sot viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”.

Këtë, ai e ka cilësuar si “PAkënaqësia n’fundvit”.

“Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë enerjergji elektrike qe më shumë se 30 orë.

Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë. Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh”, ka thënë ai ndër të tjera.

Të ngajshme

Java e 19-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Erzana Fazliu

Bella Hadid vë në pah linjat e zjarrta trupore

Erzana Fazliu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Në Hagë nuk po demonstrohet drejtësi, ajo është një turp

Erzana Fazliu