Telenews

Haziri thotë se Kurti s’ka merita për liberalizimin e vizave

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaron se një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajtje të fjalës dhe obligimeve shtetërore, nuk ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave.

Ai i ka thënë kryeministrit është koha me kërku falje për bllokimin 7-vjeçar të liberalizimit, dhe “koha për me I tregu popullit kur largohen sanksionet”.

Ndërsa, e ka quajtur “budallaki” adresimin e djeshëm të kryeministrit Kurti për udhëtarët që ishin në aeroplan dhe si destinacion patën Vjenën.

Tutje, ai u ka thënë qytetarëve “njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!”.

Postimi i tij i plotë:

Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!

Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet.

Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!

Vjena është vendi më i mirë kur Kosva me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj!

Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!

Të ngajshme

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj