Telenews

Hazrollaj shkëlqen sërish – Malisheva ia ndalon serinë pozitive Llapit

 

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Malishevës po e vazhdon formën fantastike këtë sezon, ku e ka mposhtur sot Llapin me rezultat të ngushtë 2:1.

Heroi i vendasve ishte ylli, Drilon Hazrollaj i cili shënoi që të dy golat sot. Me golat e sotëm Hazrollaj numëron 16 gola në Superligën e Kosovës.

Fillimisht, Hazrollaj shënoi për 1:0 në minutën e 28’ ndërsa e thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 48’.

Ndërkaq, golin e nderit për Llapin e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 51’.

Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, krahas Llapit që zë vendin e dytë me 50 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Malishevës.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj