Telenews

Hedhja e Pickford që supozohej të ishte intervenim, i bëri të gjithë të qeshin

Jordan Pickford ka nxitur të qeshura ndër tifozët e futbollit pas hedhjes së tij gazmore në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.

Anglia fitoi me rezultat bindës ndaj Uellsit (3-0) duke e siguruar kualifikimin në 1/8 e finales nga vendi i parë në Grupin A, ashtu që në fazën tjetër luan përballë Senegalit.

Portieri i Evertonit e mbajti të paprekur portën e tij, megjithatë ka shkaktuar të qeshura me tentativën e tij për një intervenim.

Pickford pati një gjysmë të parë të qetë, sepse nuk pati asgjë për të bërë, për faktin se uellsianët i bënë vetëm dy goditje drejt portës. Njëra ishte në fillim një tentativë pa rrezik e Joe Allen.

Më pas, mesfushori i Swansea bëri një përpjekje më kërcënuese drejt portës, megjithëse ishte lart përmbi portë.

Porse portieri i Anglisë megjithatë bëri një përpjekje sarkastike për intervenim që është konsideruar qesharake nga tifozët që e përcollën ndeshjen.

Të ngajshme

Një lojtar shqiptar- pjesë e formacionit të javës në Kroaci

Valjeta Turkaj

“Po ec n’fushë”, shfaqet video e Carvajalit nga stoli duke kritikuar bashkëlojtarin e tij

Valjeta Turkaj

FIFA rrit shpërblimet për Botërorin 2026 pas ankesave të federatave

Rrezarta Ramaj