Telenews

Hekuran Murati nuk e di nëse do ketë rrymë ose jo gjatë dimrit: Nuk e kemi të qartë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se Kosova është përballur me shumë sfidave për dy vjetëve të fundit.

Ai në konferencë të përbashkët me udhëheqësin e Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, me rastin e përfundimit të vizitës së zyrtarëve të misionit të FMN-së në Kosovë, shtoi se po hyjmë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike.

“FMN vazhdon ta mbështesë Kosovën në fushën e taksave dhe në politikën fiskale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur disa sfidave, siç ishin pandemia, lufta në Ukrainë dhe tani kemi edhe një problem, që po hyjmë në një dimër pa pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike”, tha Murati.

“Jemi munduar që të kemi adresim në prioritetet si Qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke bërë që të shtohet buxheti”, tha tutje Murati.

Kujtojmë se sot ZRRE ka paralajmëruar shtrenjtim të energjisë elektrike.

Shtrenjtimin e energjisë e ka paralajmëruar  ditë më parë edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energji

Të ngajshme

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Donat Hashani

Për pesë vende pune në Fushë Kosovë, konkurruan 67 mjekë

Donat Hashani

Hamza në Prizren: Jemi bashkuar këtu për një betim për familjet tona, për të ardhmen tonë

Erzana Fazliu