Telenews

HEROLIND NISHEVCI I JEP FUND KARRIERËS NË KARATE

Karateisti Herolind Nishevci, ka vendosur t’i jep fund karrierës.
Nishevci bëri të ditur se tashmë i ka dhënë fund karrierës si garues i Kosovës, por edhe Shqipërisë.
Ai shtoi se do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj familjes dhe gjithë të tjerëve që e ndihmuan gjatë rrugëtimit të tij drejt medaljeve.
“Përmbyllja zyrtare e karrierës si garues i reprezentacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mirënjohës si gjithmonë ndaj familjes time dhe të gjithë të tjerëve të cilët më ndihmuan dhe më përcollën gjatë rrugëtimit tim drejt medaljeve ballkanike, evropiane, botërore”.
30 vjeçari gjatë karrierës së tij fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2016 dhe në Evropianin 2021.
Herolind Nishevci gjithashtu u shpall dy herë si sportisti i vitit në Kosovë, më 2016 dhe 2017.
 

Të ngajshme

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj

Goli i Hetemit në minutat e fundit ia jep Llapit 3 pikë –

KushtrimGuraj

Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

Rrezarta Ramaj