Telenews

Hetim për sulm seksual ndaj një gruaje në Mitrovicë, dy persona të dyshuar

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Një rast i rëndë është raportuar në orët e vona të së merkurës në Mitrovicën e Jugut, ku një grua kosovare ka denoncuar në polici se është marrë me forcë nga dy persona të panjohur dhe është dërguar në një lokacion tjetër, ku sipas saj është kryer vepra penale e sulmit seksual, transmeton Telenews.al.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, ankuesja ka deklaruar se dy persona e kanë futur në veturë pa vullnetin e saj dhe më pas e kanë dërguar në një vend të panjohur, ku dyshohet se është sulmuar, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa viktima pritet të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor, në kuadër të procedurave hetimore.

Autoritetet janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarve dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Hetimet janë në vazhdim.

Të ngajshme

Gjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende të tjera –

KushtrimGuraj

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit –

KushtrimGuraj

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj