Telenews

Hill: Në tavolinë nuk është njohja e Kosovës, por normalizimi i marrëdhënieve

 

 

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar për dialogun Prishtinë – Beograd se njohja e pavarësisë nuk është në tavolinë.

Sipas tij ky proces zhvillohet vetëm për normalizim të raporteve në mes të dy vendeve, raporton Euronews,rs, përcjell Telenews/

Ai ka shtuar se për atë që është në tavolinë të dyja palët e dinë dhe se Serbia në veçanti e ka pranuar atë.

“De fakto kjo nënkupton që ata duan një lloj procesi të normalizimit. E di që fjalët janë të rëndësishme. Fjalët çojnë peshë sidomos në kohë zgjedhjesh. Sidoqoftë, nuk dua të lëshohem në lojë fjalësh. Po them se të dyja palët e dinë se çfarë ka në tavolinë. Serbia në thelb e ka pranuar atë”, është shprehur Hill, përcjell KlanKosova.tv.

“Çfarë ka në tavolinë, natyrisht, njohja s’është. Ajo që është, është normalizimi. Mendoj po ashtu që situata duhet normalizuar. Njerëzit në veri të Kosovës duhet zgjuar në mëngjes duke ditur se si duket jeta e tyre”.

Hill ka shtuar se 24 shtatori dhe ajo që ngjau në Banjskë e ka dëmtuar dialogun dhe se ka çuar në tensione në mes të Prishtinës dhe Beogradit./Telenews/

Të ngajshme

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj

Auto Pjesë Beka adresa e besueshme për çdo nevojë të automjetit tuaj

Valjeta Turkaj