Telenews

Historike: Kosovari nga Mitrovica zgjedhet kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri nga Mitrovica, ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani.

Ai i ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz, duke u bërë kështu kryetar i asaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja e Besirit shënon një precedent të rëndësishëm në historinë gjermane.

Një lajm i mrekullueshëm nga diaspora jonë! Fitorja e Arianit Besirit në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz shënon një moment të veçant, jo vetëm për mërgatën tonë në Gjermani, por edhe për integrimin e tyre. Marrja e 60.2% të votave në një komunë gjermane me rreth 11,000 banorë është një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që Arianiti ka fituar nga komuniteti lokal”, ka shkruar Ajeti.

Mes tjerash, ai ka bërë të ditur se Arianit Besiri prej vitesh është i angazhuar në politikën gjermane.

Ai ka qenë vetëm një vjeç kur familja e tij është shpërngulur nga Kosova në Gjermani si pasojë e represionit serb.

Të ngajshme

Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme

KushtrimGuraj

Kur do të hapet Ura e Ibrit?

KushtrimGuraj

Festa e pavarësisë së Shqipërisë u festua nga shoqata “Kraja”, “Muriqi” dhe “Besi” në Nju Jork

KushtrimGuraj