Telenews

Historike: Malisheva debuton me fitore në Evropë, mposht skuadrën malazeze në ndeshjen e parë

Malisheva ka shkruar histori të klubit të qytetit, duke debutuar me fitore në garat evropiane.

Skuadra kosovare ka mposhtur atë malazeze, Buducnost, me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan Sinjali Sporti.

Heroi i Malishevës ishte mesfushori Etnik Brruti, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën e e 67-të, i cili njëherit u bë edhe lojtari i parë ndonjëherë që shënon për Malishevën në garat evropiane.

Malisheva kështu merr një fitore të madhe, por do ta ketë edhe ndeshjen kthyese një javë më vonë në Mal të Zi, për t’u përcaktuar skuadra e cila kalon në rrethin e dytë.

Të ngajshme

Portugalia kërkon paqe me Ronaldon, planifikohet takimi për rikthimin e raporteve –

KushtrimGuraj

Manchester City apelon vendimin: “Klubi është i pafajshëm”

Rrezarta Ramaj

Man Utd rrit interesimin për Balden, e dëshiron në janar

Rrezarta Ramaj