Telenews

Holandë – Argjentinë, çerekfinalja e parë – Tulipanët prijnë me fitore në ndeshje direkte

Është zbuluar çerekfinalja e parë që do të zhvillohet në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Katar.

Sot u luajtën dy ndeshje në kuadër të fazës së 1/16 e finales, ku Holanda e mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rezultat 3-1.

Ndërsa në ndeshjen e dytë të ditës, Argjentina me shumë vështirësi e eliminoi Australinë, me rezultat 2-1.

Kështu Argjentina do të përballet me Holandën, më 9 dhjetor, me fillim nga ora 20:00.

Deri më tani, këto dy kombëtare janë ndeshur pesë herë, ku dy herë kanë triumfuar tulipanët, një herë argjentinasit, dhe dy herë ndeshja është mbyllur në barazim.

Përballja e fundit në barazim ishte në Botërorin e Brazilit, ku Argjentina kishte kaluar në finale, duke triumfuar nëpenallti me rezultat 4-2.

Të ngajshme

Edhe Florent Hadërgjonaj largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, lë pas Shqipërinë dhe Kosovën –

KushtrimGuraj

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi