Telenews

Horoskopi për të martën

Horoskopi i datës 29 prill 2025 i parashikuar nga astrologia Christine Haas:

Dashi

Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.

Demi

Sot do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dit t’i shmangni konfliktet. Disa të ashtuquajtur miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju futin në telashe akoma më të mëdha kështu që duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të joshni e të guxoni, por do keni frikë dhe ankth për vijimësinë. Kjo gjë do ju pengojë të veproni. Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni fuqitë dhe keni për t’ia dalë. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.

Binjakët

Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje.

Gaforrja

 

Sot do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Nëse keni një lidhje do ju duhet thjesht të kaloni pak më tepër kohë me partnerin sepse kur të jeni të dy pranë e pranë do jetë zemra ajo që do ju drejtojë. Ju beqarët do dini si të flirtoni dhe kur t’i thoni diçka një personi. Ka mundësi që pasdite të ndodhë edhe diçka e bukur. Në punë planetët do ju sjellin fat dhe qartësi në mendime. Jo vetëm që nuk do gaboni, por do keni arritje edhe më të mëdha nga sa e kishit parashikuar. Paratë do jenë më të kënaqshme.

Luani

Ditë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbeten ende delikate.

Të ngajshme

Trump: Unë e udhëheq Amerikën dhe botën

Valjeta Turkaj

Gaza: 27 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite

Valjeta Turkaj

Kos: Jo të gjitha shtetet e BE-së janë për heqjen e masave ndaj Kosovës

Valjeta Turkaj