Telenews

Hospitalizohen 10 pacientë me COVID-19 në Klinikë Infektive, Vishaj: Nuk ka nevojë për panik

ë Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19, ndër ta dy janë me oksigjeno-terapi.

Kështu tha përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Ai po ashtu foli edhe për dy rastet që ndërruan jetë dy ditë më parë në këtë klinikë nga COVID-19.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike. Një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare i cili lëngonte nga sëmundje të rëndë kronike që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj.

Po ashtu Vishaj tregoi se për momentin në Klinikën Infektive kanë mjaftueshëm oksigjeno-terapi, barna si dhe staf mbështetës.

“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik. Jemi duke e përcjellë situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situata do të veprojmë konform situatës që na vjen”, ka thënë ndër të tjera Vishaj.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj