Telenews

Hoti dhe Selmanaj takohen me Escobarin: Folëm për sfidat që po kalon Kosova

 

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është takuar sot përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë me Hotin në takim ishte edhe deputeti tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj, raporton Telenews.

Sipas tij Hotit, ky takim u karakterizua me biseda me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.

Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të,” – ka shkruar Hoti.

Të ngajshme

Vdes ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano

Valjeta Turkaj

Osmani: Detyrimi im është të bëj çmos të evitohen zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Me shumë gjasë nuk do të kemi mandatar të dytë për qeverinë e re

Valjeta Turkaj