Telenews

Hoti kërkon dorëheqjen e Kurtit: Në vend se të siguroj mbështetje nga ndërkombëtarët për lirimin e policëve, ankohet në Forumin e Prespës

Deputeti i Lidhjes Demokreatike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është i papërgjegjshëm dhe duhet të dorëhiqet.

Hoti tha se në vend që Kurti të jetë në komunikim me ndërkombëtarët deri në lirimin e policëve, kryeministri siç tha ai, ankohet në Forumin e Prespës, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të siguroj mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, Kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë.”, tha ai./Reporteri.net.

Postimi i plotë:

Të ngajshme

Dita e Pashkëve, Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e harmoni

Erzana Fazliu

Parashikimi i motit për këtë javë: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Erzana Fazliu

E rëndë në Prekaz të Epërm: Degët e lisit e zënë gjatë prerjes një burrë dërgohet urgjentisht në QKUK

Valjeta Turkaj