Telenews

Hoti: Kjo qeveri i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë integrimit euroatlantik të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale i ka bërë “dëm të madh dhe afatgjatë” integrimit euroatlantik të Kosovës.

Sipas Hotit, kjo është bërë “duke na kurthuar” në në një marrëveshje, që sipas tij, nuk parasheh njohjen dhe e liron Serbinë nga ky obligim në progresin e saj drejt BE-së.

Deputeti nga radhët e LDK-së është shprehur se qeveria aktuale në fillim të mandatit “e braktisi” dialogun për njohje reciproke.

“-Vendosi kushte për dialog, të cilat nuk u morën parasysh as nga ndërmjetësi i BE-së e as nga aleatët;

– E nisi dialogun pa kushte;

– E pranoi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, e cila në qendër nuk e ka njohje reciproke, por i ka garancitë për vetëmenaxhim për komunitetin serb dhe kishën ortodokse serbe;

– Në nëntor 2023 e pranoi nga BE-ja draftstatutin e asociacionit, të cilin nuk e refuzoi”, ka shkruar ai.

Hoti  ka thënë tutje se tashmë e njëjta qeveri “çuditet” pse dërgimi i atij drafti në Gjykatën Kushtetuese po i vendoset si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

source

Të ngajshme

Asociacioni hap kryesor – Osmani i uron vizitë të suksesshme, nēnaektetares Allen

Kurti në takim me Allen shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit

Çfarë dihet deri tash për arratisjen e Enver Sekiraqës?