Telenews

Hoti pas takimit të Kurtit me Lajçakun: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që dialogu me Serbinë të mos bëhet siç ka thënë ai “nëpër skuta e hotele të plazheve”. Hoti tha se dialogu duhet që të zhvillohet në Bruksel dhe në Uashington.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai, në një postim në “Facebook”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dy zyrtarët kanë biseduar në margjina të Simpoziumit SYMI të mbajtur në Kretë të Greqisë.

Kurti e ka konfirmuar vetë takimin përmes një postimi në Twitter.

“Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Moti ka qenë shumë më i nxehtë sesa diskutimet tona”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Të ngajshme

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani

Vetaksident trafiku në Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

KushtrimGuraj