Telenews

Hoti, për LVV-në: Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qëndrimin e LVV-së dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me eksportin e thëngjillit.

Në një postim në Facebook, Hoti thotë se Kosova po krenohet që po eksporton thëngjill, e në anën tjetër po e importon energjinë e prodhuar nga ai thëngjill.

“Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim.

Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, thotë Hoti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E nga ana tjetër, importon enegjinë e prodhuar nga ai thëngjill.

Dhe kjo ndodh pas 6 vitesh të LVV-së në krye të qeverisë, gjatë të cilave vite asnjë kapacitet i ri energjetik stabil nuk është ndërtuar, as me thëngjill e as me gaz.

Ky na qenka “transicioni energjetik” i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së.

Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim.

Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë.

Të ngajshme

Arrestohet një 27-vjeçar në Brezovicë, i gjenden mbi 1 kilogram marihuanë

Yllka Gashi

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Yllka Gashi

PDK-ja dhe Aleanca n Kuvend, shpëndajnë mesazhe tek ulëset e LVV-së

Yllka Gashi