Telenews

Hoti takohet me përfaqësuesit e FMN-së, tregon se çfarë diskutuan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Hoti shkroi në Facebook se kanë diskutuar në detaje për situatën ekonomike në vend.

“Vitin e kaluar Kosova ka përjetuar krizën më të madhe të dekadës së fundit, të shkaktuar nga inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Kjo krizë ka shkaktuar një tronditje në jetën e qytetarëve dhe në kostot e bizneseve. Delegacionit të FMN-së ia prezantova qëndrimin tonë lidhur me zhvillimet ekonomike aktuale dhe të pritshme. Shpreha shqetësimin tonë si parti e djathtë, që mbështet konkurrencën e lirë dhe biznesin privat, për përkeqësimin e strukturës së buxhetit shtetëror, konkretisht për rënien e investimeve kapitale nga 23% në 15% të buxhetit, si dhe për rritjen e shpenzimeve për subvencione dhe transfere nga 32% në 42% të buxhetit”, shkroi Hoti.

“Një strukturë e tillë e buxhetit nuk e ndihmon ekonominë të përballet me sfidat nëpër të cilat po kalojmë. Shpreha shqetësimin për vonesat në emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore, Bordit të Trustit Pensional, Komisionin për Ndihmë Shtetërore dhe trupave të tjerë shtetërorë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e ekonomisë”, shtoi Hoti.

Hoti shkroi se “institucionet tona duhet të bashkëpunojnë ngushtë me FMN-në”.

“Reformat kryesore ekonomike duhet të diskutohen gjerësisht me FMN-në dhe misionin që mbulon Kosovën. Përvoja e tyre është globale dhe, rrjedhimisht, shumë e vlefshme për vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës. I falënderova për angazhimin e tyre gjatë viteve. LDK-ja do të jetë konstruktive në të mirën e qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, shkroi Hoti.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj