Telenews

Hoti thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani mashtroi për dialogun

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje pas zhvillimeve të fundit në skenën politike vendore.

Kjo kërkesë e tij vjen pas dakordimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për dialogun.

Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me kushtet që koalicioni Kurti-Osmani dolën në krye të qeverisë.

Sipas tij, Qeveria Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, erdhën në pushtet me këto kushte:

1. Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”;
2. Nuk ka dialog pa kërkim falje;
3. Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve;
4. Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme;
5. Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke;
6. Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë;
7. Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se njerëzit janë mashtruar, dhe se “duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje”.

“Duhet të dalin edhe një herë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë”, deklaroi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Të ngajshme

Parashikimi i Haradinajt për zgjedhjet, prognozë interesante e tij për opozitën

Donat Hashani

Politikani katalunas: Spanja hipokrite, njeh Palestinën por jo edhe Kosovën

Donat Hashani

Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarve për plagosjen e trefishtë në Pejë

Donat Hashani