Telenews

Hovenier dënon djegien e veturës së serbit me targa RKS, kërkon që Kosova ta shtyjë afatin për 12 muaj

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi një serbi të Kosovës sonte pasmesnate iu dogj vetura me targa RKS.

Ai tha se ShBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës të çdo kujt dhe përpjekjet për të frikësuar ata që synojnë t’i marrin targat RKS.

“SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Tutje, ai ripërsëriti kërkesën e ShBA-së ndaj Kosovës për një zgjatje të plotë të periudhës së konvertimit të targave.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier.

Të ngajshme

Dogana e Kosovës shënon rritje rekord të të hyrave në mars

Valjeta Turkaj

Ofertë nga Fibula: 3 netë në Kavala me paketë “Ultra All Inclusive”

Valjeta Turkaj

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

Valjeta Turkaj