Telenews

Hovenier: Nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thotë se Amerika dënon sulmet e djeshme në veri të vendit.

Pas kësaj situate, diplomati amerikan konsideron se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna.

Ambasadori Hovenier, mes tjerash, konsideron se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje” ka shkruar Hovenier në Twitter.

Të ngajshme

Shaip Kamberi: Lufta e UÇK-së kundër fashizmit do të mbetet përgjithmonë e pastër

KushtrimGuraj

Zelensky te Trumpi: Siguria garanton një çështje ‘të rëndësishme’ për ukrainasit

KushtrimGuraj

Mozzik në mesin e protestuesve në Tiranë, shfaqet me thënien e veçantë të Kadri Veselit të stampuar në sako

Donat Hashani