Telenews

Hovenier: Shtensionim i menjëhershëm i veriut, zgjedhje të reja dhe zbatim i plotë i marrëveshjes

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka theksuar edhe njëherë nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

Ai në Twitter ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore, me përfshirjen e serbëve të Kosovës.

Diplomati amerikan gjithashtu ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit nga Kosova dhe Serbia.

“U theksua nevoja për de-eskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës, duke përfshirë zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, dhe zbatimin e plotë nga Kosova dhe Serbia të marrëveshjes së normalizimit”, ka shkruar ambasadori amerikan.

 

Hovenier ka shkruar pas takimeve që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar me politikanët në Kosovë.

Emisarët i kanë paraqitur kryeministrit Albin Kurti një propozim me tri elemente.

I pari është de-eskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.

Të ngajshme

Mustafa: Krerët e UÇK-së të kthehen në atdhe, aty ku e kanë vendin

Rrezarta Ramaj

Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm

Rrezarta Ramaj

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Rrezarta Ramaj