Telenews

Hovenier sqaron pozicionin amerikan: Kur themi normalizim raportesh Kosovë-Serbi, s’nënkupton më pak se njohje reciproke

 

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një intervistë televizive ka sqaruar termin “raporte të normalizuara” në mes të Kosovës dhe Serbisë, meqë thotë se disa njerëz në Kosovë shqetësohen kur e dëgjojnë të thuhet diçka e tillë nga amerikanët me mendimin se kjo është diçka më pak se ajo çfarë në të vërtetë është kërkuar përfundimisht.

Hovenier ka thënë se është i lumtur të sqarojë se një terminologji e tillë s’nënkupton diçka të tillë dhe rithekson se pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë në dy kampet.

Diplomati amerikan ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është se rezultati përfundimtar i negociatave ne mes të Kosovës deh Serbisë mund të jetë vetëm njohja e ndërsjellë.

“SHBA beson se rezultati përfundimtar i këtij procesi mund të jetë vetëm njoha reciproke”, ka thënë Hovenier në Klan Kosova.

Ambasadori amerikan ka thënë se për këtë çështje e shpreh me mjaftë bindje qëndrimin amerikan.

Në këtë intervistë gjithashtu Hovenier ka folur për raportin e Kosovës me SHBA-në dhe ka thënë se kosovarët mund të flenë të qetë sa i përket sigurisë, meqë ushtarët amerikanë janë në Kosovë. Megjithatë Hovenier ka thënë se një përkrahje e tillë s’mund të merret e garantuar dhe se Kosova duhet të bëj pjesën e saj në këtë raport.

Të ngajshme

Droga s’ka të ndalur: I riu kapet me marihuanë në Prishtinë, e pranon para policisë

KushtrimGuraj

58 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, rritet numri i gjobave dhe arrestimeve

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Bixhozi ilegal në katër qytete: këta janë 21 të arrestuarit – u kapën me 170 mijë euro, vetura dhe armë

KushtrimGuraj