Telenews

Hovenier – zyrtarëve të VV-së: Pretendimet se Kurti ende ka marrëdhënie të mira me SHBA-të nuk janë të vërteta

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka komentuar pretendimet e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje që thonë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara.

Diplomati amerikan ka bërë me dije se një pretendim i tillë nuk është i vërtetë.

Tutje shtoi se “nëse gjithçka do të ishte mirë, nuk do të kishte pasur nevojë për këtë vendim për të pezulluar Dialogun Strategjik”

“Është e vështirë ta them, sepse edhe më herët ka pasur sfida të tjera në këtë marrëdhënie dypalëshe. Por, kjo nuk është një situatë e këndshme. Kjo është një pengesë e keqe për realizimin e vizionit që SHBA-ja ka pasur që nga pavarësia, dhe që populli i Kosovës ka pasur po ashtu, për një bashkëpunim të përmirësuar dhe një partneritet më të fuqishëm. Një gjë që kam vënë re në postimet në rrjetet sociale dhe deklaratat e tjera të zyrtarëve, është se disa po përpiqen ta minimizojnë këtë. Disa thonë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por kjo, thjesht, nuk është e vërtetë. Nëse gjithçka do të ishte mirë, nuk do të kishte pasur nevojë për këtë vendim për të pezulluar Dialogun Strategjik – përkohësisht ose për një kohë të pacaktuar. Kjo tregon se administrata e Trumpit u frustrua aq shumë sa ndjeu se duhej të ndërmerrte veprime, sepse deklaratat publike nuk mjaftonin për ta rikthyer marrëdhënien siç donte”, ka thënë ai për rel.

Të ngajshme

Tragjike në Austri: Një serb vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence adresa e re e komoditetit dhe stilit modern

Valjeta Turkaj

Albana Pllana zëri juaj në Asamblenë Komunale të Prishtinës

Valjeta Turkaj