Telenews

Hoxha: Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joligjore (VIDEO)

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se situata me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është e pakëndshme për të gjithë.

Hoxha tha se mosveprimi i PDK-së ndaj procesit joligjor është pozicioni për të mos e votuar një proces që nuk mund të bëhet.

“Është situatë shumë e pakëndshme për krejt neve, njerëzit munden ta shohin në mënyra të ndryshme, por ne si parti të tjera, z.Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joligjore. Çfarëdo lloj veprimi ose mosveprimi rezultati është jo i mirë. Mosveprimi ynë ndaj një procesi joligjor është pozicioni jonë për të mos votuar për një komision që është ndryshuar në gjysmë të procesit e që nuk mund të bëhet”, tha Hoxha.

“Kurthi i parë është kur KQZ ka certifikuar rezultatet. Sepse Ligji për Qeverinë thotë që, anëtarët e Qeverisë që zgjedhën deputetë, në momentin të japin dorëheqje nga ekzekutivi”,  vijoi tutje Hoxha.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngajshme

Rama: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për të parin e Prishtinës, le të dal vetë si kandidat

KushtrimGuraj

Ngjarjet e datës 21 maj

Erzana Fazliu

Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet me nderime të larta në Bern

KushtrimGuraj