Telenews

Hoxha për bërllokun në Prishtinë: Po flas prej zemrës së plastë – llogaridhënia i takon veç kryetarit (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me gjendjen me mbeturinat në Prishtinë.

Ajo është shprehur se për këtë çështje, llogaridhënia i takon vetëm kryetarit të kësaj komune.

“Po du me fol prej zemrës së plastë, si qytetare e Prishtinës dhe për përgjegjësinë që ka një kryetar komune”.

“Unë si qytetare i kërkoj përgjegjësi kryetarit të komunës, ai ka obligim dhe ka kompetenca të jashtëzakonshme dhe duhet t’u jap përgjigje sfidave dhe problemeve në qytet. Llogaridhënia i takon vetëm atij”, u shpreh tutje Hoxha.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 21 maj

Erzana Fazliu

Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet me nderime të larta në Bern

KushtrimGuraj

Çudia “biznesore” në Dragash: Furra e bukës fiton tender transporti

KushtrimGuraj