Telenews

Hoxhaj: Hipokrizi politike e Kurtit, në opozitë fliste për bashkim kombëtar e sot refuzon ta takojë Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për hipokrizi, pas refuzimit që ai bëri për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes së dy qeverive.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se hipokrizia e Kurtit po shpërfaqet në sjelljen e tij, siç ka thënë ai, të një feudali mesjetar e autokrati inatçi.

“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, ka shkuar Hoxhaj.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj