Telenews

Hoxhaj kritikon ashpër Kurtin me bashkëpunëtorë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e kanë bërë një Kosovë pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon.

Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se izolimi që i është bërë Kosovës vjen si pasojë e një qeverie passive dhe të paditur në marrëdhënie ndërkombëtare.

“Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi i krijuar në Ballkan me përfundimin e luftërave në Jugosllavi”, shkroi Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj thekson se Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerr vendin nga izolimi.

“Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Të ngajshme

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj

Ambasadori francez i bën thirrje klasës politike në Kosovë për kompromis dhe funksionalitet institucional

KushtrimGuraj

Dënimet me burg për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

KushtrimGuraj