Telenews

Hoxhaj: Sot, ditë e madhe për shqiptarët

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka thënë se sot është ditë e madhe për shqiptarët, pasi Shqipëria niset sot drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

“Ditë e madhe për shqiptarët!  Sot Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në familjen evropiane. Kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kjo ngjarje është hap i madh dhe fillimi i jetësimit të ëndrrës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj