Telenews

Hoxhaj thotë se i pari i merr vesh qëndrimet e ndërkombëtarëve, e kritikon Kurtin

Nënkryetari i Kuvendit, nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, tha se ai është presoni i parë që i merr vesh qëndrimet e ndërkombëtarëve ende pa u bërë publike ato, raporton Ekonomia Online.

Madje ai thotë se ka informacione edhe shumë kohë më parë për atë se çka diskutohet në qarqet ndërkombëtare.

Prandaj thotë se gjendja në veri është shqetësuese dhe se kjo pjesë po lëviz drejt një protektorati, duke u kthyer në gjendje e pas luftës.

“Unë jam prej atyre në politikë i cili para se të dalin qëndrimet zyrtare e marrë vesh se çka po diskutohet. Do të thotë para se të dal një deklaratë dhe para se dikush ta jap një qëndrim në raport me rrethanat në Kosovë unë e di debatin që zhvillohet javën e fundit, dy javët e fundit, apo muajin e fundit”.

“Arsyeja pse kam reaguar në raport me qëndrimit që OSBE ta ketë një rol në mbështetje të procesit zgjedhor në Kosovë ka të bëjë jo vetëm me roli gjatë procesit zgjedhor por ka të bëjë me situatë që veriu po lëviz duke shtuar praninë e madhe të KFOR-it, po lëviz drejt vendosjes së një protektorati. Kjo situatë është qetësuese për ne si parti”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 maj

Erzana Fazliu

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj