Telenews

Huawei prezanton laptopin MateBook Fold – më i hollë se shumë telefona

Kompania Huawei ka bërë prezantimin zyrtar të një prej laptopëve më inovativë dhe më të hollë në treg – MateBook Fold, që vjen me një dizajn futurist dhe trashësi që sfidon edhe shumë smartphone modernë.

Ky laptop përdor ekran OLED 18 inç, i cili paloset në një kënd 90 gradësh, duke formuar një ekran të sipërm 13 inç që simolon pamjen e një laptopi tradicional – vetëm se në vend të tastierës fizike, ofron një tastierë digjitale.

Hollësia e tij7.3 mm kur është i hapur dhe 14.9 mm i mbyllur, shumë më i hollë se konkurrenti Lenovo ThinkPad X1 Fold (8.6 mm i hapur / 17.4 mm i mbyllur). Pesha e tij vetëm 1.16 kilogramë.

Huawei e ka lansuar këtë pajisje fillimisht vetëm në tregun kinez, me një çmim prej rreth 3.300 dollarësh.

MateBook Fold vjen me rezolucion të lartë 3.3K (3.296 x 2.472 pikselë), ndriçim maksimal 1.600 nits, dhe specifika të fuqishme: deri në 32 GB RAM dhe 2 TB memorie të brendshme.

Ky laptop është gjithashtu i pari që vjen me sistemin operativ HarmonyOS 5 për PC, sistem i zhvilluar nga Huawei pas ndalimit të përdorimit të Windows, si pasojë e sanksioneve amerikane. Ky OS është gjithashtu i integruar edhe në modelin tjetër të Huawei-t, MateBook Pro.

Të ngajshme

Google paralajmëron 1.8 miliardë përdoruesit e Gmail për sulmin e rrezikshëm: Mos iu përgjigjuni mesazheve

KushtrimGuraj

Netflix prezanton reklama me inteligjencë artificiale gjatë serialeve – përdoruesit kërcënojnë të ndalin abonimet

KushtrimGuraj

Drejtori ekzekutiv i Nvidia tregon se çfarë mendon për inteligjencën artificiale

KushtrimGuraj