Telenews

Hulumtim i ri: Pirja e një cigareje të vetme mund të shkurtojë deri në kaq minuta të jetës suaj

grate-apo-burrat,-kush-e-ka-me-te-veshtire-lenien-e-cigares?

Duhanpirësit po paralajmërohen të heqin dorë nga zakoni i tyre në vitin e ri, sepse hulumtimi i fundit ka treguar se meshkujt humbasin 17 minuta nga jeta e tyre me çdo cigare që pinë, ndërsa jeta e grave shkurtohet me 22 minuta.

Kjo është më shumë se sa vlerësimet e mëparshme sugjerojnë se çdo cigare shkurton jetën e një duhanpirësi me 11 minuta. Vlerësimet e ekspertëve, të cilat tregojnë se çdo cigare sjell mesatarisht 20 minuta humbje jete për të dyja gjinitë, bazohen në shifrat më të fundit të studimeve afatgjata që monitorojnë shëndetin e popullatës, shkruan skynews.

Studiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës thanë se dëmi i shkaktuar nga pirja e duhanit është “kumulativ” dhe sa më shpejt që një person të lërë duhanin dhe sa më shumë të shmangë cigaret, aq më gjatë jeton.

Analiza e re, e porositur nga Departamenti Britanik i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, sugjeron se nëse një duhanpirës që pi 10 cigare në ditë e lë duhanin më 1 janar, deri më 8 janar ai mund të “parandalojë humbjen e një dite të tërë të jetës”.

Deri më 20 shkurt, jeta e tyre mund të zgjatet me një javë të tërë dhe nëse e lënë duhanin deri më 5 gusht, ata ndoshta do të jetojnë një muaj të tërë më shumë sesa nëse do të kishin vazhduar me vesin e keq.

Autorët shtuan se “kërkimet sugjerojnë se duhanpirësit zakonisht humbasin pothuajse të njëjtin numër vitesh të shëndetshme si vitet e jetës së tyre totale. Kështu, një duhanpirës 60-vjeçar zakonisht do të ketë profilin shëndetësor të një 70-vjeçari jo duhanpirës”.

Analiza, që do të botohet në Journal of Addiction, përfundon se “ne vlerësojmë se, mesatarisht, duhanpirësit në Britani që nuk e lënë duhanin humbasin afërsisht 20 minuta jetëgjatësi për çdo cigare që pinë”.

Ekspertët thonë se lënia e duhanit në çdo moshë është e dobishme, por “sa më shpejt duhanpirësit të zbresin nga kjo shkallë e vdekjes, ata mund të presin një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme”.

Të ngajshme

Këshilla për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar

Erzana Fazliu

Studimi tregon se gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë

Erzana Fazliu

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

KushtrimGuraj