Telenews

Humb jetën tragjikisht një kosovar gjatë skijimit, në Çikago

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet G.D., ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë skijimit në Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.

G.D. kishte emigruar në SHBA gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998–1999), ku ndër vite arriti të ndërtonte jetën dhe karrierën e tij profesionale. Pas përfundimit të studimeve, ai u angazhua në administratën shtetërore të Illinoisit, ku u dallua për profesionalizëm dhe përkushtim në punën e tij.

Ai kujtohet nga komuniteti shqiptar si një person me vlera të larta njerëzore, i përkushtuar ndaj ruajtjes së traditës dhe promovimit të aktiviteteve kombëtare në diasporë.

Të ngajshme

KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 prill

Rrezarta Ramaj

Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thirrur në 3 të mëngjesit pas Banjskës

KushtrimGuraj