Misioni i KFOR-it, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, ku humbën jetën pesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, në emër të gjithë personelit të misionit, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave, si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.
“Mendimet tona janë me ta në këtë kohë pikëllimi të thellë”, ka deklaruar Vergori, transmeton Klankosova.tv.
KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, të cilën e ka cilësuar si aleate të çmuar të NATO-s dhe kontribuuese në misionin në Kosovë.

